Policia e Gjirokastres serish nderhyn ne Lazarat duke arrestuar kultivues kanabisi dhe sekuestruar lenden narkotike.

Para pak minutash kane qene specialistet e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve ne Policine e Gjirokastres te cilet arrestuan në flagrancë J.Gj. 35 vjeç nga Lazarati.

Arrestimi i tij ndodhi pasi policia ushtroi kontroll te befasishem ne banesen e tij duke zbuluar 6 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Menjehere materialet u referuan per në Prokurori dhe ndaj tij rendon vepra penale e kultivimit te kanabisit, si dhe te kalimit ilegal te kufirit. Policia e Gjirokastres konfirmon edhe prangosjen e nje banori te Libohoves A.H.pasi në orët e para  të mëngjesit të ditës së djeshme se bashku me lazaratasin, janë kapur duke kaluar në menyrë të paligjshme kufirin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu