Partitë Popullore Europiane kanë kërkuar nga Shqipëria që Reforma zgjedhore e 5 qershorit, të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht. PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm i marrëveshjes konsensuale, duke etiketuar në mënyrë indirekte, nismën e mazhorancë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa opozitën. Qëndrimi u mbajt sot gjatë një video-konference mes anëtarëve të Asamblesë së PPE-së, ku u diskutua gjithashtu edhe për situatën në Bjellorusi e Nagorno-Karabakh

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve“, – thuhet në deklaratën e PPE.

Më herët ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi SOreca, kanë kërkuar që të respektohet marrëveshja e 5 Qershorit mes mazhorancës dhe opozitës. Këto deklarata kanë bërë që mazhoranca të tërhiqet nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor më 1 Tetor. Deri më tani nuk dihet ende data e seancës së radhës kur do të votohen këto ndryshime në Kod.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu