Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo do të vizitojë javën e ardhshme Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, por jo Shqipërinë.

Në vizitën në rajon të Sekretarit të Shtetit bie në sy shmangia e Tiranës. Gjatë pesë ditëve që do të qëndrojë në rajon, Pompeo nuk ka planifikuar asnjë takim apo vizitë në Tiranë. Një zhvillim i tillë, edhe pse mund të jetë për shkak të axhendës së ngarkuar jep një sinjal jo shumë pozitiv për qeverinë “Rama”.

Në turneun që do të zgjasë nga 1 deri në 6 tetor, Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium në Vatikan dhe do të takohet me Papa Françeskun. Në Romë, Sekretari i Shtetit do të takohet me Presidentin Sergio Mattarella, Kryeministrin Giueseppe Conte dhe Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio.
Më pas Sekretari i Shtetit do të shkojë në Mal të Zi ku do të takohet me Presidentin Milo Djukanovic, kryeministrin Dushko Markoviç, dhe Ministrin e Jashtëm Srdjan Darmanoviç. Gjatë turneut, Pompeo do të shkojë edhe në Maqedoninë Veriore ku do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Ai do të mbarojë turneun me një vizitë në Greqi, ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, Ministrin e Jashtëm Nikolaos Dendias, dhe Ministrin e Mbrojtjes Nikolaos Panagiotopoulos.

Njoftimi i DASH për vizitën e Pompeo në rajon

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu