Ish ministri i jashtem i Shqiperise ne vitet ’90 Tritan Shehu, e cileson shmangien e Shqiperise nga axhenda e sekretarit Amerikan te Shtetit Mike Pompeo, si nje sinjal te qarte se vendi yne prodhon deformime te thella te demokracise se brendshme.

Zoti Shehu permes nje postimi ne FCB, shprehet se evitimi i Tiranes zyrtare nga axhenda e Pompeos eshte nje shuplake  per qeverisjen e Edi Rames.

Postimi i plote i zotit Shehu. 

Evitimi i Tiranes nga Sekretari Pompeo, nje “shuplake” qeverisjes Rama?
Sekretari i Shtetit ndersa po ben nje tur takimesh shume te rendesishme ne Rajonin tone, duket sikur evitoi Tiranen.
Ne fakt ai me vizitat e tij ne Itali, Mal i Zi, Maqedonine e Veriut e Greqi “rrethoi” Shqiperine duke vizituar vendet antare te NATO ne Rajon, pervec vendit tone.
Shkaqe ne fakt ka shume per ta bere kete, jane deformimet e thella te demokracise sone, qe ndoshta vetem Maduro po i realizon.
Jane devijimet, pa pergjegjeshmerite dhe kondicionimet serioze te politikave tona te Jashteme dhe Rajonale nga faktore lindore, qe po behen gjithmone dhe me shqetesues per politiken amerikane e per te cilat Sekretari i Shtetit foli qartesisht ne Greqi.
Dhe kjo vjen mbas vendimit te Bundestagut per procesin tone te integrimit, tashme i bllokuar qe prej vitit 2015.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu