Qeveria tashme ka miratuar llojet e reja të armëve për Policinë e Shtetit.
Në VKM e miratuar diten e sotme është përfshirë edhe përdorimi i armëve neuroparalizuese, të cilat përdoren në protesta apo edhe aksione policore.
Vendimi parashikon një kategorizim të armëve.
Në protesta kemi parë hedhjen e gazit lotsjellës dhe në këtë vendim është e specifikuar edhe mënyra se si do të hidhet gazi lotsjellës.
Një risi është edhe pajisja e policisë me elektroshok për të bërë të mundur neutralizimin e elementëve ndaj të cilëve nuk nevojitet përdorimi i armëve të zjarrit.
Parashikohen edhe armë të tjera, pneumatike, armë me saçme metalike, të cilat neutralizojnë personat që shkelin ligjin, por nuk u marrin jetën atyre.