Një ngjarje gazmore e ndodhur në Brazil ka bërë xhiron e rrjetit. Qeni roje i një bande që trafikonte marijuanë është shtrirë në tokë kur policia ka hyrë në banesën e tyre dhe i ka dhënë urdhër bandës të vënë duart pas koke.

Ai ka dështuar plotësisht në misionin e tij për t’i mbrojtur, duke iu bindur policisë. Policët sekuestruan 1.1 ton marijuanë dhe arrestuan tre trafikantë gjatë bastisjes.

Në një video të shpërndarë në internet, banda e kriminelëve shihet e shtrirë me fytyrë përtokë, me duart e lidhura me pranga pas shpine. Ashtu si vetë ata edhe qeni i tyre roje shihet i shtrirë në dysheme pranë tyre me një pamje gazmore në fytyrë.

Oficerët ishin në vëzhgim të banesës prej disa kohësh dhe ishin gati të mësynin kur të bëhej dorëzimi.