Vogëlushet e disa kopshteve në qytetin e Gjirokastrës janë bërë sot pjesë e orës edukative kushtuar rregullave të qarkullimit rrugor. Aktiviteti sensibilizues erdhi si një bashkëpunim midis Policisë Vendore Gjirokastër dhe Agjensisë së Mirëqënies dhe Kujdesit social.

Jugulajm.net u ndal në kopështin nr. 7 “Buzëqeshja”,  ndërsa fëmijët demostruan disa shenja të qarkullimit rrugor, si dhe vjerrsha kushtuar kësaj tematike. Zëdhënësja e Policisë Vendore Gjirokastër Oltjana Nano tha se aktivitetet sensibilizuese do të vijojnë në vazhdimësi, ndërkohë do të ndalen jo vetëm në kopshtet dhe shkollat 9-vjecare të qytetit të gurtë, por edhe në zonat rurale.

Më tej ajo shtoi se përvec temës se si duhet të respektohen rregullat e qarkullimit, do të trajtohen edhe tema si droga, alkooli dhe duhanin për t’u thënë STOP fenomeneve të tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu