Policia e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të sotëm ka zhvilluar një aksion për kapjen e personave në kërkim në fshatin Lazarat.

Si rrjedhojë u vunë në prangat e policisë 4 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, kryesisht për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

U arrestua T.B i dënuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Pare Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.

Njekohesisht u prangosen edhe tre banore te Lazaratit A.R, Ç.R. dhe B.R. për të cilët Organi i Akuzës Gjirokaster kishte lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale te kultivimit te bimëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu