Policia rajonale ne Gjirokastër ka zhvilluar sot kontrollin e territorit në të gjithë Qarkun me qellim zbulimin e hapesirave te mundshme me kanabis.

Në kete operacion u angazhuan 35 grupe kontrolli të përbërë nga 175 punonjës policie, ku kanë kontrolluar sera, tunele, ish-reparte ushtarake, zona të pyllëzuara, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambjenteve të ndryshme, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim shprehen burime zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu