Ditën e djeshme u njoftua se Guardia di Finanza sekuestroi 500 litra Raki kontrabandë, që mbrërriti në Pulia duke kaluar përmes portit të Barit.

Ngarkesa klandestine ishte e shpërndarë në 85 kontejnerë plastikë, dhe u zbulua gjatë një kontrolli nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave së bashku me ushtarët e Guardia di Finanza të Bari Group II.

Bidonat me raki ishin vendosur në një fund të dyfishtë natyror të dhomës së bagazhit, të mbyllura me një hapje të fshehur dhe të zhbllokuara duke tërhequr një tel çeliku të vendosur në një ndarje tjetër ngjitur.

Në lidhje me këtë ngjarje policia italiane ndaloi autobusin për tre muaj ndërsa shoferi u gjobit. Por shoferi me origjinë shqiptare menjëherë e justifikoi veten duke thënë se do e pinte vetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu