Operacion i policisë greke në kufi me Shqipërinë. Sipas burimeve nga policia greke është arrestuar në fshatin Asproklisi të Igumenicës një shqiptar i shumëkërkuar, i dënuar me 60 vjet burgim.

Policia greke nuk bën publik as emrin dhe as moshën e tij por shprehet se personi ne fjale eshte shume i rrezikshem, si dhe është i dënuar nga Gjykata e Athinës për krijim grupi të strukturuar kriminal, grabitje me shumë se një herë, armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë më shumë se një herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu