Policia e Shtetit që prej mbrëmjes së djeshme ka blinduar qytetin e Gjirokastrës, për kapjen e personave që janë në kërkim. Burime për JuguLajm.net bëjnë me dije se në këtë operacion janë sekuestruar 10 mjete luksoze, pasi kishin probleme me dokumentacionin dhe janë shoqëruar në Polici 9 persona. Indetitetet e të shoqëruarve ende nuk dihen.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se dhjetëra efektivë policie janë në terren dhe se janë vendosur edhe disa pika kontrolli në akse të ndryshme të rrugeve nacionale të këtij qarku.

Kujtojmë se dje ka qenë i pranishëm në Gjirokastër dhe Drejtori i Përgjithshem i Policisë Ardi Veliu dhe një ndër porositë e tij ishte,  sa më shumë pika kontrolli për te goditur mjetet e parregullta dhe ato të luksit, si dhe ndalimin e  personave në kërkim.

Ky aksion vijon edhe në qytetet e tjera të vendit, si Berati dhe Fieri, ku në dy qytetet ka një numër të madh efektivësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu