Pasi Kosova i dha një leksion të fortë demokracie Edi Ramës me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, momenti më befasues erdhi në zgjedhjet e vitit të shkuar. Shteti më i ri në Europë zhvilloi një pale zgjedhje model, të cilat befasuan jo vetëm Shqipërinë.

Të shumtë ishin ata analistë që theksuan se Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo vetëm kaq, por nën drejtimin e Edi Ramës, procesi zgjedhor është katandisur gjithmonë e më shumë.

Pikërisht nën drejtimin e Edi Ramës, zgjedhjet nisën të cilësohen si të blera nga krimi. Në rekomandimet e ODIHR nisi të shfaqej gjithmonë e më shumë si shqetësimi primar çështja e blerjes së zgjedhjeve. Kulmi i katandisjes së zgjedhjeve erdhi në 30 qershor të vitit të shkuar, kur Shqipëria bëri zgjedhje moniste, pa opozitën.

Pikërisht për shkak të krahasimit me Kosovën, e cila jo vetëm bëri zgjedhje të parakohshme me standarde demokratie, por tregoi se nuk është tabu dorëheqja e kryeministrave, Edi Rama nxitoi një ditë të tallej me politikën kosovare, e cila vonoi të formonte qeverinë.

Po tani që Kosova e ka një qeveri, çfarë do të thotë kryeministri shqiptar? A e di ai se fenomeni i zgjedhjeve të parakohshme dhe i formimit të qeverive po bëhet gjithmonë e më i vështirë pasi partitë po marrin gjithmonë e më pak vota?

Kurse në Shqipëri, Edi Rama jo vetëm blen zgjedhjet dhe merr sa vota të dojë, por edhe kur mblidhet Kuvendi, ai mund të shtojë numrat e deputetëve derisa të dojë vetë. Sot askush nuk e di me saktësi sa vota ka Edi Rama në Kuvend. Kaq keq jemi katandisur nën qeverisjen e Ramës.

Formimi i qeverisë sot në Kosovë ishte një tjetër leksion për Shqipërinë që vazhdon të lëngojë pasi nuk ka hedhur akoma as hapin e parë drejt një demokracie funksionale: votën e lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu