Më 1 qershor Shqipëria do të jetë gatshme për të nisur plazhin dhe duke nisur nga prenotimet e hoteleve.

Kjo është një masë lehtësuese, por edhe e kufizuar, sipas kryeministrit Edi Rama.

“Ne kemi vendosur t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet, ndërsa pas 10 qershorit për të gjithë, pa përjashtim. Por asnjë kontratë nuk vlen nëse nuk do konfirmohet nga autoriteti licencues për plazhet”, u shpreh Rama një ditë më parë.

Por një masë e tillë për kreun e Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa është absurde dhe e pazbatueshme, nëse nuk qeveria nuk merr edhe dy vendime të tjera lehtësuese shoqëruese.

“Nuk ka kuptim. Transporti turistik është i bllokuar sa kohë është në fuqi ligji i karantinës. Ose këto dy masat duhet të hiqen, ose nuk ka kuptim hapja më 1 qershor”, shprehet Kasa për mediat.

Sipas tij duhet të funksionojë të paktën korridori rajonal i udhëtimeve, pasi në këtë mënyrë do të kemi edhe thithjen e turistëve nga vendet fqinje.

Kasa shprehet se në disa zona të bregdetit shqiptar do të ketë rritje çmimesh, ndërsa në zona të tjera po merren vendime për uljen e çmimeve të paketave për turistët.

“Zona e jugut, Dhërmiu dhe Jala do të jenë zona të shtrenjta, më të shtrenjta se viti i kaluar. Ndërsa Velipoja, Saranda, Durrësi, Golemi do të jenë të lira dhe madje kanë ulje çmimesh. Ka  hotele të lira dhe ky vit duke qenë se është në një situatë të vështirë të gjithë këto struktura hoteliere janë të gatshme të ofrojnë ulje në krahasim në zonat e tjera. Kam biseduar dhe ka ofertë deri në 10-15% ulje për turistët që vijnë nga Kosova”, shprehet Kasa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu