Nga Tritan Shehu ish minister i jashtem i Shqiperise

Platforma konspirative e te ashtuquajturit “Shengen Ballkanik”, ne kosh!
Se pari duhet bere publike kjo platforme e ofruar nga Vucic, qe bie ndesh me interesat tona, te cilen treshja Vucic-Rama-Zaev po e qarkullojne fshehurazi ne disa ambjente, perpara takimit famekeq te 21 dhjetorit ne Durres.
Materiali i pare prej 9 pikash i publikuar mbas takimit te Ohrit perpiqet te maskoje te verteten me slogane per levizjen, integrimin, per CEFTA etj, per te hequr vemendjen nga ky dokument, qe po “leviz nen tavolina”.
Kete dosje e njohin deri ne disa detaje dhe pak lidere te Kosoves, te cilet nuk duhet ta pranojne kursesi edhe per faktin se aty mjegullohet qenia e asaj Republike si shtet, duke i dhene prioritet Serbise.
Po keshtu direkt apo indirekt ne ate zbehet dhe roli i Shqiperise e i shqiptareve, duke nxjerre ne evidence perseri Serbine.
Nderkaq sinkronizimi i ketij projekti me idete e “Jugosllavise se Re”, vecanerisht se bashku me “shkembimin e territoreve” te artikuluar nga Thaci, te cojne te “Serbia e Madhe” e na ekspozojne para destabiliteteve rajonale.
Gjithashtu ky “projekt” i krijon probleme serioze procesit te integrimit te Rajonit duke qene sinkron me skeptiket europiane, qe synojne te na mbajne si nje zone afer, por jo pjese e BE.
Nga ana tjeter kjo perputhet me strategjite e disa vendeve lindore “sponsorizuese”, qe po perpiqen ta lene Rajonin jashte BE per interesat e tyre te kunderta me tonat.
Ne keto kushte ne duhet te reagojme ndaj ketij konspiracioni dhe evituar cdo peshtjellim midis partnereve, i perforcuar ky nga gjuha shqipe e perdorur per ta promovuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu