Nga Ylli Dylgjeri

Por si është legjenda e “Plakave të prillit”?

Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa.

Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”.
Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha:
“Shkurt o im vëlla,
më jep tri ditë hua,
ta ngrij plakën me gjithshka”.
Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.
Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.
Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, por siç ndodh me legjendat, ajo vjen në versione të ndryshme.
Në ditët e sotme qarkullojnë edhe tre versione të

tjera të legjendës:

Versioni 1

“Plakat e prillit” janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë.
Duke biseduar me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i
ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit
ia hodhi dhe marsi i merrte të keqen.

Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.

Versioni 2

Nga zona e Veriut thonë se mullizeza (lloj shpendi)
çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, ajo filloi ta shante marsin:
“Mullizeza zogjtë i çeli,
na marsh të keqen mars kaçeli”…
Këtë muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole.
Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për
një binjakëzim të gojëdhënës, lidhur dhe me ngjyrën
e veshjes së plakave dhe të pendëve të zogut.
Sidoqoftë, në 3-7 ditë të prillit kthehet dimri, i cili
sjellë reshje shiu thuajse në të gjithë vendin dhe

pas tyre vjen pranvera e vërtetë.

Versioni 3

Në politikë këto njihen si “Plakat e Ramës”.
Një ditë marsi, Pashai i shqiptarëve Rama, vendosi
të udhëheq vendin me plaka. I zgjodhi, i lahu, i krehu,
i parfumosi dhe i vuri në qoshe. Plakat tani u krekosën dhe filluan të mbajnë llaf në mexhelis. Mirëpo burrat e plakave (ato që kishin mbetur gjalle) nuk duruan. Priten sa të pushojnë plakat llafin dhe njëri prej tyre nga qosheja e përjetshme thërriti:
Plakëëëëëë!
Urdho – ja priti me të lehte plaka.
Mbarove?
Po…
Mba vesh nashi. Dhe plaku lëshon një pordhë në mexhlis. Ra qetësi. Plaku nuk duroi dhe i kthehet.
Meqë të ka bërë Pashai të parë, e dëgjove pordhën?
Po- tha plaka e trembur.
Bëne nashi…po ta mbajti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu