Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në lagjen “18 shtatori” te qytetit te gurte, ku dy vëllezër janë konfliktuar me një tjetër person. Sherri ka nisur fillimisht verbalisht e më pas ka përfunduar me përleshje fizike.
Dy vëllezërit E.XH dhe K.XH, perkatesisht 24 dhe 26 vjeç, janë konfliktuar me qytetarin A.SH, ku në përleshje e sipër e kanë demtuar këtë të fundit me mjet prerës në fytyrë e gjoks.
Autorët janë shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokaster, ku E.XH është arrestuar në flagrancë, ndërsa vëllai tjetër do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire. I dëmtuari u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu