Mjeku i njohur Pëllumb Pipero në studion e “Report Tv” komentoi vendimin e qeverisë për hapjen e kinemave për të cilën u shpreh se nuk ishte dakord. Sipas tij ky vendim i qeverisë është një hap i nxituar.

Më tej Pipero ka treguar se i është lutur kryeministrit Edi Rama që të rishikojë gjobën për maskat. Ai sqaron se duhet të shtohen më shumë mundësitë që bluzat e bardha të jenë në komunikim me qytetarët.

“Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin se sa më urbanizimin. Ku ka më shumë qytetarë, ekspozimi është më i lartë. Kjo është një sëmundje urbane. Nuk mund të presim raste të mëdha në fshatra. Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot. Ky virus nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë. Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek që i jam lutur kryeministrit që gjoba të rishikohet dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim“, tha Pipero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu