Nga Beqir Gjika – NenKryetar i PD-se Gjirokaster

Edhe pse natën e Vitit të Ri e kanë festuar në errësirë, kufizimet e energjisë vazhdojnë edhe sot me orë të tëra!

Bizneset përgjatë rrugës nacionale Gërhot-Tepelenë edhe pse janë në vështirësi ekonomike me borxhe e me kredi, ju shtohen edhe shpenzimet e gjeneratoreve. Ata kanë reshtur së foluri pasi kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Tashmë “Rliindja” as nuk sheh e as nuk dëgjon me veçse ditët i numëron dhe siç ju ka thene edhe shefi i tyre kap ca të kapësh. Për të qenë i sinqertë ky është një problem i mbartur prej vitesh se këto zona nuk kanë pasur asnjë investim në këtë drejtim!

Kjo anomali është edhe çështje drejtorësh se para ca kohësh drejtori i ardhur nga Tirana se këtu nuk kishte, ndërroi personelin që riparonte difektet që ishte nga zona perreth me disa individe që nuk dine si mbahen pincat.

Rilindja e Edi Ramës erdhi në pushtet dhe këto zona u përfaqësuan me djalin e tyre në parlament, Flamur Golemin i cili asnjëherë nuk e përmendi këtë problem. Po ti hedhim një sy historisë së këtyre trevave kanë qenë të parët në luftë e në protesta por të fundit në investime.

Shpresoj qe OSHEE Gjirokastër do të vendosë në lëvizje gjithçka për të rregulluar këtë anomali, ndryshe këto zona do të mblidhen të protestojnë për të drejtat e tyre, për produktet ushqimore që u prishën dhe paisjet elektrike që ju digjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu