Raundi i parë i votimit për presidentin e ri të vendit duket se ka dështuar, pasi ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit për dorëzimin e propozimeve.

Seanca e parë për votimin e Presidentit të Ri të Republikës është parashikuar të mbahet pasditen e së hënës, ndërsa palët duken ende shumë larg konsensusit.

Pavarësisht përpjekjeve të socialistëve për të krijuar idenë se presidenti do të jetë konsensual, deri tani asnjë emër nuk është finalizuar nga politika.

Për zgjedhjen e kreut të Shtetit, Kushtetuta ka parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.