Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu, ne nje shkrim ne fb ngre shqetesimin e tij per skandalin e trajtimit pa respekt dhe pa pergjegjesi te mjekeve, duke i lene ata ne meshiren e fatit. Gjithashtu Shehu shprehet , se “Qeveria, qe ka lene sistemin tone shendetesor te fundit ne Europe, mbasi humbi dhe 45 dite kohe ne dhenien e alarmit duke u “zgjuar” me shume vonese nen presionin tone, vazhdon te levize nen nje amulli te plote e pa asnje strategji te qarte e transparente, duke rrezikuar keshtu me tej qytetaret e personelin.”

Ja shkrimi i plote i Shehut:

Ky personel po trajtohet pa asnje respekt e pergjegjesi duke u lene ne meshire te fatit ndaj rrezikut te kontaminit (ne fakt e gjithe popullesia eshte e zbuluar).
Ne te gjithe sherbimin paresor nuk ka mjete mbrojtese ne dispozicion te tij si maska, kapuce, doreza edhe nga me te thjeshtat, dizifektuese, etj, per te mos folur per veshje a dicka tjeter me speciale.
Jane me mijra rastet, qe drejtohen ne sherbimin tone ambulator me temperature a simptoma te tjera e marrin kontakt me kete personel te lene ne meshire te fatit, pa asnje disiplinim e kushte normale pune, gje qe jo vetem ul cilesine e sherbimit, mundesine e diagnozes se sakte, por dhe e rrezikon ate, i cili edhe jashte ketij rreziku punon ne kushte te pa pershtateshme e i nenpaguar.
Qeveria, qe ka lene sistemin tone shendetesor te fundit ne Europe, mbasi humbi dhe 45 dite kohe ne dhenien e alarmit duke u “zgjuar” me shume vonese nen presionin tone, vazhdon te levize nen nje amulli te plote e pa asnje strategji te qarte e transparente, duke rrezikuar keshtu me tej qytetaret e personelin.
Shuma prej 1 M $ i dislokuar para dy ditesh nga Ministria e Shendetesise (jo nga fondi i shtetit), eshte jo vetem qesharake ne vlere, por dhe krejt e vonuar ne kohe.
Fatkeqesisht keshtu Shqiperia eshte e zbuluar para ketij rreziku edhe pa analizuar kapacitet e tjera si ato te sherbimeve reanimatore, transportit, mundesive te ekzaminimeve laboratorike qe dhe ne Tirane behen vetem ne ISHP (ne rajone zero), karantinen qe vetem dje ju dha vetem adresa mbas nje teatraliteti te gjate etj etj.
Keshtu eshte shkelur e drejta Kushtetuese e Qytetareve per “Shendet” si dhe e personelit per “Siguri”.

Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu