Si rezultat i kontrolleve të shtuara në dalje të vendit, nga Policia Kufitare e Kakavijes u sekuestrua automjeti i llojit “Rimorkio”, i markës “Mercedes Benz”, me targa të Bosnje Hercegovinës, me drejtues shtetasin boshnjak me iniciale M. D., 41 vjeç, banues në Bosnje Hercegovinë.

Ky automjet rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë i vjedhur dhe i trafikuar. Shtetasi u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”. Nga shërbimet e Policisë Kufitare u sekuestrua një leje drejtimi greke e dyshuar si e falsifikuar. Leja e drejtimit ishte ne posedim te shtetasit shqiptar me inicialet V. P., 57 vjeç, banues në Greqi.

Ky shtetas u procedua për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”. Verimet hetimore janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me prokurorinë. Policia Kufitare e Kakavijës është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritete doganore dhe me Policinë Kufitare greke të Kakavijës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu