Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është përplasur sot në kuvend me deputeten e PD-së, Grida Duma, ku kjo e fundit tha se qeveria interesohet për partinë dhe jo për popullin shqiptar.

DEBATI

Duma: Ne kemi një inkoherencë të madhe, e kemi për Shqipërinë. Përpiqemi që të jemi në atë modestinë tonë për të qenë koherencë për të qenë me Skënderbeun. Jeni inkoherente.

Felaj: Do e ndërpes fjalën, ju mund t’i bini bankave dhe çdo gjë tjetër. Por ajo që është e shkruar do zbatohet.

Spiropali: Po ç’keni pse nuk doni përgjigje?

Felaj: Çdo njeri ka rregullore dhe Kushtetutë para, lexoje dhe nëse nuk e gjen, largohem unë nga kjo sallë.

Spiropali: Nuk e dëgjova me vëmendje deputeten, ka një spirrë verbale. Arrogante, e vrazhdë. Është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen. Gjeti kohë që baltën ta hidhte dhe mbi mua, nuk e marr dot inat. Sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se gjithçka tjetër.

Luli i mirë, Luli i keq. Berisha, i mirë, Berisha i keq. Duhet të iki, duhet të kthehet. Dhe vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja. Vetëm mund të qesh. Nuk ka make-up që i mbulon këto mangësi. Duke perifrazuar edhe shprehjen. Patjetër që lind, nuk bëhesh. Kështu vlen edhe për politikanët. Shëndet zonjë, zoti qoftë me ty, por duket se ti nuk je me të.

Duma: Koeficient i ulët inteligjence, kur përmbajtësisht të shqetëson forma. Është çështje trashësie, e ke ti këtë. Tani pse ia hoqët zonjës Bano fjalën, pa e ditur se çfarë ishte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu