Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla ne qytetin e Përmetit.

Forcat e policise vendore, pas marrjes se njoftimit per disponimin dhe shperndarjen e lendeve narkotike nga nje qytetar, menjehere eshte hedhur ne aksion, duke bere te mundur arrestimin ne flagrance te personit te dyshuar.

L.Th. eshte shtetasi posedues i droges i moshes 38 vjecare me banim ne Permet i cili u prangos menjehere.

Njoftim i policise:

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, arrestuan në flagrancë shtetasin: L. Th., 38 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e hotelit që ky shtetas e kishte marrë me qira, Policia gjeti 15 qese të vogla transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu