Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka thënë sot në foltoren e Parlamentit, se falë bordit çmimi i naftës nuk është shumë i lartë. Sipas saj, po të mos ishte bordi, shqiptarët do e blinin më shtrenjtë naftën.

Nuk dihet se ku bazohet ministrja e Ramës për këtë deklaratë, pasi pjesë e bordit janë gjithë oligarkët e naftës, pra si me bord, si pa bord, ata njësoj do pasuroheshin, duke ia ngopur sa më shumë shqiptarëve.

Ministrja tha:

Ju thoni që ne kemi ngritur borde fashiste a komuniste, nuk di si i quani. Nëse bordet nuk do të ishin ngritur do të kishin çmime më të larta për karburantet se kemi sot. Ne mbështetem shqiptarët që nuk i mund të përballojnë çmimet e rritura të konsumit.