Gjatë javës së ardhshme pritet që vendet e Ballkanit dhe Shqipëria të përfshihen nga një masë e ftohtë ajrore që do të sjellë ulje maksimale të temperaturave.

Sipas sinpotikanëve duke filluar nga e marta në darkë temperaturat do të ulen deri në -8 gradë në zonat malore dhe -2 gradë në Tiranë. Në zonat malore do të ketë reshje dëbore.
Meteorologët thonë se reshjet gjatë ditës së Martë do të jenë në formë shiu, por gjatë natës dhe dita e Mërkurë në pjesën më të madhe të territorit do të jenë në formën e dëborës duke qenë se kemi rënie të menjëhershme të temperaturave.

Temperaturat e ulëta parashikohet të zgjasin 4-5 ditë ku e Enjtja dhe e Premtja do jenë ditët më të ftohta.
Pas fundjavës temperaturat e muajit Shkurt do të shënojnë sërish rritje duke u kthyer në vlerat normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu