Një 19-vjeçare është përdhunuar në Këlcyrë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Këlcyrës, ku 6 djem e kishin shantazhuar më herët vajzën, deri sa dy prej tyre e kanë përdhunuar. 6 djemtë janë vënë në pranga.

Ka dyshime se vajza ka pasur lidhje me njërin prej djemve të arrestuar.

Më herët djemtë e kishin shantazhuar vajzën me një video, derisa e përdhunuan. Urdhër-ndalimet kanë dalë nga Përmeti.

Burimet per Jugulajm.net bëjnë me dije se e të rinjtë jetojnë në qytetin e Përmetit, ndërsa vajza nga fshati Goricë, njësia administrative Sukë. Djemtë janë të moshës 17- 18 vjeçare dhe ndalimi i tyre është bërë pas denoncimit që ka bërë vajza e abuzuar. Ata janë gjimnazistë në Përmet.

Mësohet se dy persona janë arrestuar për përdhunimin, katër të tjerë akuzohen për ngacmim seksual.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00, ndërsa ka qenë vetë e reja që ka bërë denoncimin, ndërsa dy prej të arrestuarve i akuzon për përdhunim, ndërsa katër të tjerët për ngacmim seksual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu