Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot një takim në selinë e PD-së me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku i shprehu edhe njëherë shqetësimin për qindra milion dollarë që qeveria Rama po u jep oligarkëve të tij, duke e zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike.

‘Me përfaqësuesit e FMN-së kemi ndarë shqetësimin e  thellë për këtë qeveri dhe dështimin e saj, shqetësim që u konfirmua edhe nga FMN.

Një nga problemet kryesore që u shtrua sigurisht që janë qindra milion dollarë që në vend që të shkojnë për shtresat në vështirësi, apo për pagat, pensionet, po përfundojnë në duart e 13 oligarkëve që kanë PPP-të, një skenë e pastër e vjedhjes.

Nëse Buxheti do të kaloj kjo përbën sigurisht një vjedhje, një makutëri prej 140 milion dollarë që planifikohen t’u jepen këtyre njerëzve.

Kjo do çojë në një thellim të krizës, por edhe në një rritje të mëtejshme të borxhit publik.

Opozita e bashkuar dhe PD kanë një plan të qartë për ta ndaluar dhe për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë.

Të ndalim menjëherë këto koncesione korruptive.

Të kthejmë paratë të studentët, te biznesi i vogël, te fermeri e me radhë.

Të kthejmë kushtet e përgjithshme të barazisë para ligjit, të konkurencës, duke eliminuar barrierat për biznesin, duke eliminuar bandat e inspektorëve.

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu.

Në planin tonë dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ne do i japim fund kësaj situate.

Rritje e pensioneve vit për vit, mbështetje të politikave sociale, të politikave për arsimin e lartë

Dhe blloku i dytë investimet që do të ndihmojnë ekonominë.

Mund të them se bashkëbisedimi me FMN në përgjithsësi e quaj të frytshëm.

Brenda mandatit të tyre këmbanat kanë rënë.

Tani ka ardhur koha për reagim popullor për ta ndaluar këtë zhvatje.

Për të hapur vende punë, duhet ta nxjerrim pa punë kreun e qeverisë dhe ministrat e tij të korruptuar.-tha Basha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu