Nga Skerdjan Dhuli

Diku nga fillimi i Tetorit te 2015 ne interesin tim per master, mendova se dera me e mire ishte UET i tij.
Asokohe, nje e aferme imja pedagoge i thote Henrit “ky djali eshte edhe demokrat, por eshte edhe kusheri imi, dhe duhet ta ndihmojme te pakten me gjysme burse”.
“U be” tha duke buzeqesh Henri, na dha doren te dyve e iku.
Ky ishte dhe mbetet takimi im i vetem me te.

Sot mengjesin e gjeta duke lexuar lajmet rrufe per arrestimin e tij gjithe zhurme e buje, me grupe policie a thua se kishin arrestuar Al Kaponen, e ku dyzines se lajmeve neper portale ju shtua edhe lumi i statuseve kunder tij nga nje pjese…fatkeqesisht te djathte.
Po pyesja veten nje moment: Ore ky njeri, kujt i ka bere keq? Kujt i ka marre pronen? Kujt i ka marre pasurine, vendin e punes, apo cilit i ka fyer dike ne fis e sua?
E mu kujtua pastaj gjyshi qe thoshte se njerzit e urrejnte te zotin, te suksesshmin, dhe ate qe duan ta imitojne por nuk behen dot si ai.

Me Henri Cilin ka teza politike qe i mendojme njelloj ashtu sic ka ide te tij qe si perqafoj kurre e jam gati te sherrosem me keto per kete.
Ama persa une e njoh kete jete e kete vend, Henri eshte fajtori i fundit per te keqijat qe i kane ndodhe, per deshtimet e pafundme qe ka pesuar e per arritjet qe nuk i kane ardhur.

Qe ka njerez te cilet besojne se Henri mundet te ndikoje neper Gjykata e Prokurori per ceshtje te ndryshme, une as nuk e mendoj qe ka.
Nje popull qe mendoi per 46 vjet se partia ishte Zoti, ti kerkosh te mendoje me thelle eshte luks i tepert.
Ajo qe nuk kuptoj eshte ngazellimi i nje pjese demokratesh per prangat e tij.
E dini pse ? Se kur ato pranga propagandistike shkojne tek njerez si Henri, te mendosh cfare ndodh me njerzit e thjeshte eshte afermendsh e kuptuar.
Ndaj kujdes. Henri ja del vete, ndersa te ngazellyerit per te, i merr lumi lehte.

P.s dhe mos harroni ti shigjetoni te gjithe anetaret e Keshillit Kombetar, kryesise, ish kryesise, grupit parlamenrar etj, te PD, qe qysh ne oret e para kane dhene e japin leksione e seminare ne UET.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu