Tani që bota gjendet në mesin e një pandemie të rrezikshme, nuk mungojnë lajmet që thonë se ishim paralajmëruar për rrezikun që na kanoset. Në fakt, për koronaviruset nuk ka pasur ndonjë interes të madh studimor deri kur ato u shfaqën rrezikshëm me rastin e SARS, gati dy dekada më parë.

Prej atëherë, ka pasur përpjekje të shkencëtarëve për të paralajmëruar qeveritë për rrezikun. Fjala bie, shumë bujë ka bërë një paralajmërim që në vitin 2012 në Gjermani. Po ashtu thuhet se edhe Brukseli është paralajmëruar një vit më parë për rrezikun e mundshëm të një pandemie. Fjala pandemi është përdorur jo rrallë këto dhjetë vitet e fundit. Edhe miliarderi Bill Gates e ka bërë një paralajmërim të ngjashëm.

Pastaj, sikur të mos ishin paralajmërimet, dihet që janë të paktën dy filma të Hollivudit që duket sikur janë shkruar me skenar për situatën aktuale, edhe pse kanë dalë në treg një dekadë më parë.

Së fundmi, mediat amerikane thonë se edhe Pentagoni e ka bërë një paralajmërim të ngjashëm. Në një plan të vitit 2017, ushtria amerikane thotë se rreziku më i mundshëm që i kanoset vendit vjen nga një sëmundje e re respiratore.

“Kërcënimi më i mundshëm dhe më i madh do jetë një sëmundje e re respiratore, veçanërsiht një sëmundje si një grip i ri,” thuhet në dokument.

Më tej vazhdon referenca fiks për koronavirusët. “Infeksionet me koronavirus janë të zakonshëm nëpër botë”. Plani mban sipër datën 6 janar 2017.

Në plan thuhet se mungon baza materiale për t’u përballur me këtë virus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu