Ish ministri i jashtem shqiptar Tritan Shehu, ka komentuar kushtet e shumta qe i jane drejtuar Shqiperise ne kembim te celjes se negociatave per ne BE.

Ne nje status ne FCB, zoti Shehu shprehet se kriminaliteti, institucionet e kapura, trafiqet, deformimi i votes, varferia e thelle, largimet masive, administrata e politizuar dhe farsa e 30 Qershorit, jane shkaqet e brendeshme te bllokimit te procesit te Shqiperise drejt integrimit.

Statusi i plote i zotit Shehu ne FCB.
Dhenia e nje “Po” pa kushte per hapjen e negociatave ne tetor per Maqedonine e Veriut nga Bundestagu, tregon se ngecja e Shqiperise nuk vjen nga politika anti zgjerim te BE.
Ajo tregon qarte tashme se “ngecja” e vendit tone per disa vite rresht eshte pasoje e problemeve madhore te krijuara ne vend nga kjo Rilindje.
Kriminaliteti, institucionet e kapura, trafiqet, deformimi i votes, varferia e thelle, azilantet masive, administrata e politizuar e deri per kete vit te farsa e 30 Qershorit, jane shkaqet e brendeshme te bllokimit te procesit tone te integrimit.
Kesaj ju shtuan dhe politikat absurde Rajonale, sloganet pseudo nacionaliste te Rama-Thacit e deri te idete antikombetare e te rrezikeshme te tyre per ndryshimin e kufijeve.
Te gjitha keto u shpalosen edhe dje te dokumenti i Bundestagut, ndersa sot po ai institucion hodhi poshte cdo dyshim per qendrime antizgjerim ne parim.
Kjo gjendje e rrezikeshme mund te ndryshoje vecse duke ndryshuar realitetin tone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu