Nga Gramoz Braho kryetar i PEISH Gjirokastër

Në ditët e sotme si asnjëherë tjetër po shihet një diskriminim i papreçedentë që po i bëhet shtresave në nevojë nga ana e institucioneve qëndrore dhe lokale. Flitet për punësim kur shohim një ikje masive të shqipëtarëve nga vendi. Flitet për kushte punësimi por punëdhënësi sillet si perëndi përpara punëmarrësit, administrata është më keq akoma se nëse je i punësuar deri te kushëriri i 4 duhet mos pronocohet në asnjë vend kundër qeverisjes ndryshe, “persekutim”.

Flitet për zë të lirë por mediat e paguara nga taksat e qytetarëve nuk kanë shancin të kritikojnë pushtetin jo më të thonë ndonjë të vërtetë se ndryshe bëhet ” ajo që s’ thuhet” deri te pastruesja e institucionit. Flasin për arsim më të mirë por librat i shesin më shtrenjtë se një rrogë mujore e një specialisti, e ndërkohë e kanë bërë kurikulën ” lesh e li” e një zot e mer vesh si do vejë kjo punë.

Flasin për mirëqënie por as duan t’ja dinë se 95% e popullatës janë duke plotësuar nevojat minimale bazike të jetesës. Flasin për të ardhmen e fëmijve por u vjen keq të shpenzojnë 400 mijë lekë në vit për transportin në shkollë dhe mos rrezikojnë jetën e fëmijëve. Flasin për turizëm dhe nuk shpenzojnë as edhe një qindarkë për infrastrukturën rurale në njësitë administrative. Flasin për subvensticionin e fermerëve por prodhimi hidhet poshtë se s’ka treg. Flasin për ligjin kur u intereson dhe nuk e njohin kur duhet ta zbatojnë.

Flasin për projekte në komunitete e ndërkohë në Gjirokastër nuk po vendosin qoftë dhe një “gurë”, se dhe ato të kadërllëmit ja u nxori shiu i parë. Kjo është qeverisja sot, lokale dhe ajo qëndrore. Këta të vjedhin ditën dhe zbatojnë ligjin natën! Qytetarë të Gjirokastrës qyteti është i imi, i joti, i të gjithëve, pamvarësisht bindjeve, pakicave apo ç’do përkatësie tjetër nëse nuk rreagojmë tani duke protestuar ndaj padrejtësive që po i bëhet vendit, nesër rruga për Bashkimin Europian do na duket një përrallë nga e kaluara!

#PEISHZËRIJUAJ#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu