PEISH Qarku Gjirokaster, i ka bere thirrje Bashkise se Kelcyres, qe te heqin dore nga perzgjedhjet diskriminuese mes qytetareve.

Ata jane te gjithe njesoj, te gjithe taksapagues te rregullt te pushtetit lokal dhe qendor, ndaj e meritojne qe te konsiderohen te barabarte ne cdo sherbim qe u takon.

Permes nje postimi ne fb, PEISH ka sjelle pamje skandaloze te banesave te renuara, ku pushteti lokal i anashkalon, ose i injoron banuesit e tyre.

Ja reagimi i PEISH Qarku Gjirokaster:

Të nderuar qytetar të Qarkut Gjirokastër!!

Sot kemi patur një komunikim të gjatë me banorë të Këlcyrës.

Premtime të gjata nga ana e institucioneve për ndërhyrjen dhe restaurimin e banesave, për fjalë të bukura nga ana e pushtetit se tashmë vuajtjet kanë marrë ” fund” !

Në fakt, ka disa ditë që Bashkia Këlcyrë po “bën namin” duke përzgjedhur elektoratin e majtë për restaurimin e banesave, të komunitetit në Qaf’ e Rapi në Këlcyrë.

Njerëz të cilët kanë vite që presin pas premtimeve elektorale të Ministres Kumbaro e cila përveç thashethemeve elektorale spo bën asgjë. Një pushtet në gërhamat e fundit të qeverisjes i cili po tendos të gjitha fijet e tij me qëllim shtrëngimin e lakut në fytin e një populli i cili nuk kërkon as më pak dhe as më shumë atë ç’ka i takon.

Partia për Europianizim dhe Integrim Qarku Gjirokastër, i bën thirrje publike Bashkisë Këlcyrë, të zbatojë me përpikmëri proçedurat ligjore dhe afatet kohore pa bërë asnjë përzgjedhje politike, ligji nuk funksionon në këtë mënyrë të nderuar “Rilindas”.

Ne jemi pranë qytetarëve ne jemi me qytetarët, jemi për shërbim cilësor ndaj qytetarëve pa dallime dhe diferencime përkatësish! Partia për Europianizim dhe Integrim do e monitorojë në vazhdim situatën!

#PEISHZËRIQYTETARËVE#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu