Kryetari i PD-se Gjirokaster, Dasho Aliko, ka reaguar per situaten skandaloze te ngrohjes ne shkollat e qytetit.

Permes nje statusi ne rrjetin social te fb-se, Aliko ka bere me dije mungesen e ngrohjes ne institucionet shkollore, aq me shume ne keto dite me temperatura te uleta sezonale.

Aliko ben pergjegjes direkt Bashkine e Gjirokastres dhe Kryetarin e saj te emeruar te ‘Rilindjes’, Flamur Golemin.

Per me shume ndiqni te plote reagimin e Alikos:

Te nderuar qytetare te Gjirokastres.

Ne keto dite te ftohta, institucionet e arsimit nuk permbushin kushtet elementare per nje proces normal mesimor.

Shkak eshte mungesa e ngrohjes. Kjo eshte me e dukshme sidomos ne gjimnazet “Asim Zeneli” dhe “Siri Shapllo”.

Me dhjetera ankesa kam marre keto dite nga gjimnazistet apo dhe prinderit e tyre per kete problem.

Bashkia e Gjirokastres dhe kryetari i emeruar i saj, nuk mjaftohen me kete, por detyrojne nxenesit e gjimnazit “Siri Shapllo” te paguajne nga xhepi i tyre ne formen e nje takse te turpshme, per blerjen e bazes materiale me qellim sigurimin e ngrohjes.

Ky veprim eshte i paligjshem, arbitrar dhe abuziv qe ndermerret nga Bashkia e Gjirokastres, pasi taksa mujore per arsimin qe paguan cdo familje ne qytet dhe fshat, eshte e destinuar te shkoje ne kete ze, pra per investimet.

E njejta situate eshte edhe ne shkollat e fshatrave.

Ne keto kushte i bej thirrje kryetarit te emeruar te Bashkise Gjirokaster te çmoje me seriozitet kete situate dhe t’i jape zgjidhje te menjehershme.

Ngelem ne pritje te reagimit te menjehershem nga Bashkia.

Kryetari i PD Gjirokaster Dasho Aliko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu