Kërkimet dhe studimet e fundit të kryera nga Henley Index, kompania që merret me verifikimin e pasaportave, kanë bërë të ditur dhe pasaportat që kanë pasur më shumë influencë dhe fuqi veprimi në botë, për vitin 2019.

Këtë herë, në vendin e parë kanë qenë dy shtete aziatike. Si pasaportat më të fuqishme në botë, për vitin 2019 u shpallën pasaporta e Singaporit, dhe ajo japoneze.

Singapori dhe Japonia, janë vendet pasaportat e të cilave kanë akses në më shumë shtete se çdo pasaportë tjetër në botë.

Pasaportat e këtyre vendeve, kanë akses në plot 190 shtete në botë, pa pasur nevojën e një vize.

Pas tyre, në vend të dytë renditet Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, me akses të plotë në 188 vende.

Në vendin e tretë u renditen shtetet Europiane si Italia, Danimarka dhe Luksemburgu, me një listë aksesi të përbërë nga 187 vende, të ndjekura nga Franca, Spanja dhe Suedia të cilat kanë akses në 186 vende pa pasur nevojën e një vize.

Përpara 5 viteve, Amerika dhe Anglia ishin vendet të cilat kryesonin listën, por tashmë ato kanë zbritur në vendin e gjashtë me 184 vende, duke u kaluar këtë vit edhe nga Portugalia, Holanda dhe Austria me një shumë prej 185 vendesh.

Si pasaporta më pak e vlefshme e vitit 2019, renditet ajo e Afganistanit, vetëm me 25 shtete të aksesueshme.

Ndërkohë përsa i përket vendit tonë, pasaporta shqiptare ka akses në plot 114 vende, ku nuk i nevojitet një vizë për të shkuar, dhe renditet në statistikat botërore në vendin e 52.

Pasaporta shqiptare është një nga 5 pasaportat që ka evoluar më së shumti në botë, që nga viti 2006 e deri më sot.

Burimi:CNN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu