Ditën e sotme është hapur pika kufitare e Kakavijës pas 24 orësh grevë që zhvilluan punonjësit e palës greke.

Bëhet me dije se në doganë është krijuar një radhë e madhe makinash dhe automjetesh të transportit te mallrave të cilët janë në pritje për të kaluar në shtetin fqinj.

Kakavija qëndroi e mbyllur dje, 24 nëntor duke nisur nga ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë. Në këtë hark kohor u lejuan të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Pika doganore e Kapshiticës është mbyllur, si masë nga qeveria greke për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kjo pasi disa qytetarë shqiptarë tentuan që të kalonin kufirin me tampone të falsifikuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu