Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Luftëtarit, duke e mbyllur ndeshjen thuajse që në pjesën e parë. Të kuqtë kanë dalë me tre pikët pa hasur shumë vështirësi, ndërsa në minutën e 3 të takimit ishte Solomon që dërgoi topin në rrjetë.

Një realizim i lehtë për këtë futbollist, teksa pasiguria e portierit të Luftëtarit e dhuroi këtë gol. Sërish një gabim në pozicionim do të vinte edhe në minutën e 18, atje ku Broja e ka dërguar topin në rrjetë nga distanca. Për ta mbyllur historinë e ndeshjes mendoi Kordeiro, me Partizanin që ka marrë fitoren e parë në drejtimin e Sormanit dhe duke shpresuar te një ecuri pozitive, ndërsa shkojnë në vendin e 4 të Superiores.

Tashme bluzinjte e Luftetarit jane kthyer ne nje ekip ”statistik” i superliges shqiptare, ku gjithkush mund t’a ”shkermoqi” keqazi me loje dhe rezultat. Shpresat per te qendruar ne kategorine e larte te futbollit shqiptar kane ”vdekur” nje here e pergjithmone per ekipin gjirokastrit. Nuk n’a ngelet gje tjeter, vecse te themi ”N’a ishte nje here Luftetari”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu