Milo Gjukanoviç që e udhëheq vendin që prej 1990-ës herë si kryeministër dhe herë si President tashmë do të jetë në opozitë. Sipas të dhënave paraprake që vijnë partia e tij ka siguruar vetëm 29 deputetë në parlamentin me 81 ulëse.

Koalicioni opozitar “Për të ardhmen e Malit të Zi” duket se deri tani ka mbi 28 deputetë, por atij pritet ti shtohen edhe 10 deputetet e partise pro-serbe.

Dy koalicionet shqiptare duket se i kanë siguruar 2 deputetë (nga vetëm 1 që kishin marrë në zgjedhjet e kaluara). Në bazë të ligjit shqiptarët kanë mundësi të marrin maksimumi 3 mandate. Pas daljes së rezultateve në Tuz shqiptarët kanë dalë të festojnë në rrugë.

Për Gjykanoviç u angazhuan edhe liderët e rajonit, por mesa duket kjo nuk ka pasur shumë efekt. Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri thirrje edhe në gjuhën serbë në mbështetje të Gjukanovic. Ky i fundit e ka reklamuar gjithmonë vetën si pro-perëndimor edhe pse akuzat ndaj tij për manipulime në zgjedhje kanë qenë të shumta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu