Nga Elmaz Sherifi

Kuvendi i “coptuar” e me deputete te pazgjedhur, por me “deputete listare”, qe edhe pse e nderpreu funksionimin nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit e shume prej tyre nuk u zgjodhen deputete, jane rikthyer si “ballarat pa qeleshe” e po miratojne ligje e ngrene komisione.

Perse eshte “Kuvend i coptuar” ?

Sepse, me dorezimin e mandateve nga deputetet e PD-se dhe LSI-se, vendin e tyre nuk pranuan ta zevendesonin qindra “listare”, por edhe pse pranuan dhjetra prej tyre te hynin ne Kuvend, ai nuk u plotesua sipas Kushtetutes me 140 deputete, por funksionoi vetem me 122 “baballare te kombit”, te cilet edhe perse ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit nuk u votuan e jane pa mandat, kane “guximin e budallait” e kane shkuar perseri ne “kuvendin e ndrikullave” mbajne fjalime qesharake, miratojne ligje te rendesishme, madje kane kurajo te shkarkojne edhe kryetarin e shtetit.

Duke ndjekur kete katraure ne pushtetin legjislativ, me lindi mendimi te shkruaj pak per historine parlamentare te Shqiperise,e cila, qe prej shpalljes se mevetesise me 1912, nuk u themeloi pushtetin legjislativ, por historiografia e Shqiperise dhe mjafte studiues qe pretendojne se jane konstitucionaliste e kane bere fakt, se parlamenti fillesat i ka te Kuvendi Kombetar i Vlores. Madje ne dokumente edhe te Akademise se Shkencave ne volumet Historia e Popullit Shqiptar pretendohet se edhe Ismail Qemali u pengua ne ushtrinin e qeverisjes dhe kryerjen e reformave nga “deputetet feudal”.

Kjo eshte rrena me e madhe, deformimi me i shemtuar i historise institucionale dhe edukimi me i keq i studenteve te jurisprudences nga pedagoget e Historise se Shtetit dhe te Drejtes ne Shqiperi.

Kuvendi Kombetar i Vlores nuk e krijoi pushtetin legjislativ. Kete te vertete historike institucionale e kam trajtuar gjeresisht duke u mbeshtetur ne debatin e Kuvendit te Vlores te libri ” Trashegimi institucionale prej Antikitetit deri me 1920″, me burime arkivore, madje kam gjetur edhe letrat e votimit te delegateve per anetaret e pleqesise, qe konsiderohet parlament.

Kuvendi Kombetar i Vlores krijoi vetem nje Pleqesi, a senat si quhej, me 18 anetar, me Kryetar Myftiun Vehbi Dibra dhe nen kryetar Eqerem Bej Vlora. Anetare u zgjodh edhe Kristo Meksi m, i cili e pyeti Ismail Qemalin, se cfare funksioni do te kryente pleqesia,a do te kishte kompetence ajo te bente mocion mosbesimi per qeverine a ministra te vecante ? Ismail Qemali i’u pergjigj, se nuk do e kishte ate kompetence.

Prandaj edhe Kristo Meksi dha doreheqje nga mandati qe ne kuvend dhe pleqesia nuk ka bere asnje ligj e disa prona te Bektash Cakranit u sekuestruan me dekret te kryetarit te qeverise, pa ligj si pretendohet, e aty filloi edhe opozicioni ndaj qeverise e kryeministrit qe kryente te gjitha pushtetet e shtetit, ate te kryeministrit per te cilin ishte mandatuar, por edhe te kryetarit te shtetit dhe te pushtetit legjislativ e pushtetit gjyqesor, funksione qe nuk i kishte kompetence.

Qe aty u krijua kultura politike jo institucionale, te cilen e vazhdojme edhe sot, nga nje klase politike pa formim politik e juridik, pa mendesi konstitucionale e institucionale.

Parlamenti nuk u krijua as ne qeverisjen e Vidit me 1914 e as ne Kuvendin e Durresit me 1918,si pretendohet.

Pergjigjen per fillesat e parlamentit e ka dhene Aqif Pashe Elbasni ne cilsine e “Fronit” ne mars 1920 kur celi mbledhjen e Keshillit Kombetar me 37 anetare qe u zgjodhen “sui generis” me mandat deputeti nga delegatet e Kuvendit Kombetar te Lushnjes.

Aqif Pashe Elbasni, edhe ai i vetemeruar si kryetar i Keshillit te Nalte, se askush nuk e zgjodhi, me cilesine e regjences ne fjalen e hapjes tha : “Kam nderin qe ne emer te Fronit te cel mbledhjen e te parit parlament te Shqiperise, sepse ate nuk e krijuam, as me 1912 ne Kuvendin e Vlores, as ne Kuvendin e Durresit”.

Studiuesit e pedagoget e Historise se Shtetit dhe te Drejtes ne Shqiperi u japin leksione studenteve se parlamenti fillesat i ka te Kuvendi Kombetar i Vlores !

Deformimi me i madh i historise politike institucionale behet me te paren Asamble Kushtetutese te Shqiperise, qe doli nga zgjedhjet per Asamblene Kushtetutese, sipas ligjit qe miratoi parlamenti i dal nga zgjedhjet parlamentare te vitit 1921, sipas ligjit per zgjedhjet e Asamblese Kushtetutese te miratuar ne shtator 1924 dhe zgjedhjeve te zhvilluara ne dhjetorit 1923. Asambleistet u mblidhen ne Tirane me janar 1924. Ata ishin delegate te Asamblese Kushtetutese, jo deputete si thuhet ne tekste te se Drejtes Kushtetutese, apo nga studiues te fushes.

Kryeministri Sulejman Delvina dha doreheqje sepse ai kerkoi ne shtator 1920 te bente ligjin per zgjedhjet e Asamblese Kushtetutese, si kishte vendosur Kuvendi Kombetar i Lushnjes, per te percaktuar formen e qeverisjes se Shqiperise. Por ate nuk e pranuan, as Keshilli i Nalte dhe as Keshilli Kombetar, sepse humbisnin funksionet e Sulejman Delvina, dhe e detyruan te bente ligj per zgjedhjet parlamentare, ai nuk pranoi e dha doreheqje.

Delegatet e Asamblese Kushtetutese u shmangen nga misioni historik per miratimin e kushtetutes qe do te percaktonte formen e qeverisjes se Shqiperise, dhe filluan te kryenin funksione te deputetit, kur nuk e kishin ate mandat detyruan doreheqjen e kryeministrit e lane Shqiperine pa kushtetute dhe filluan shkaterrimin e institucioneve qe funksiononin prej kater vjeteve.

Historine e kesaj ngjarje teper te dhimshme e trajtoj ne librin qe po shkruaj per zhvillimet politike institucionale, 1920-1946.

Duke shfrytezuar burime arkivore te pa perdorura do u sjell te interesuareve te verteten historike institucionale, per te kuptuar, se parlamenti i sotem eshte kopja me e shemtuar e deformimeve historike.

Kjo qe po ndodh me kete parlament, do te hyje ne historine politike institucionale, si vazhdimesi e tradites me te keqe konstitucionale e institucionale, me pasoja shume te medha per garantimin e te drejtave e lirive themelore te qytetareve dhe cenimin e te drejtave politike e sociale, duke mos krijuar pushtetet e shtetit te se drejtes dhe largimin nga standardet demokratike qe pamundesojne hapjen e Konferences Nderqevertare per fillimin e negociatave te anetaresimit institucional ne BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu