Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Orët e mesditës do të sjellin ndërprerje të reshjeve në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe intervale të shkurtra me kthjellime duke lënë me reshje dëbore por në sasi të pakët të gjithë zonën malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit si edhe ndërprerje të reshjeve për tu ri-kthyer sërish në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.