Pas një periudhe paqëndrueshmërie, gradualisht mbi vendin tonë, për tre ditët në vijim, pritet mot i qëndrueshëm dhe ditë të bukura me diell për ata që kanë bërë plane për këtë fundjavë.

Dita e sotme dhe ajo e shtunë parashikohen me mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Edhe për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Vlen për t’u theksuar se gjatë ditës së sotme do të ketë erë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut, kryesisht në bregdet dhe lugina.

Dita e shtunë parashikohet me erë e cila do të fryjë e lehtë, ndërsa ditën diel rikthehet përsëri era relativisht intensive, por kësaj rradhe me drejtim nga kuadrati i jugut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu