Sipas MeteoAlb, dita e premte, dita më e nxehtë e kësaj vale ku termometri do të ngjitet deri në 42 gradë C në zona të izoluara në qarkun Elbasan dhe Berat.

Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41- 42°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.