Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare por mesdita do të shtojë vranësirat si fillim në zonat veriore e gradualisht në të gjithe vendin duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.

Më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Parashikohet që gjatë natës moti të përmirësohet sërish duke rikthyer kthjellimet në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat  e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.