Bashkëthemeluesi i Microsoft, filantropisti dhe miliarderi amerikan 66-vjeçar, Bill Gates, është një nga zërat më të dëgjuar dhe më të respektuar në botë.

Së fundi, manjati ka publikuar një parashikim se çfarë do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme.

Bill Gates mori pjesë në muajin shtator në samitin filantropik të ‘Forbes’ në SHBA dhe në të ka deklaruar se vitet e ardhshme do të jenë të ndërlikuara.

“Na presin pesë vite të vështira përpara sepse kemi borxhet e pandemisë, kemi luftën në Ukrainë dhe cikli ekonomik po ndryshon”, – tha bashkëthemeluesi i Microsoft dhe bashkëkryetari i Fondacionit “Bill & Melinda Gates”.

Në të njëjtin event, amerikani foli edhe për planet e ardhshme të fondacionit të tij. “Studioni sëmundjet infektive, ose të gjitha sëmundjet që e bëjnë botën të pabarabartë, për t’iu dhënë fund (kryesisht), ose duke i zhdukur dhe ulur në nivele shumë të ulëta”, – shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu