Opinion Tritan Shehu, Gazeta Panorama.
Deshtimi tragjik ne Afganistan i Perendimit mund te sherbeje si nje “kembane” e forte shkundjeje edhe ndaj Shqiperise!!
Ne fakt ajo cfare ndodhi, po ndodh e do te ndodhe eshte e do te jete tashme nje proces i gjate, i veshtire, jo thjesht rajonal, por edhe gjeopolitik me pasoja negative e aspak te desherueshme ne te gjitha aspektet.
Bota Demokratike mori nje goditje te rende; besimi e forca e saj jane lekundur.
Fondamentalizmi, radikalizmi ekstremizmi e deri te terrorizmi kane marre “adrenaline”, kane fituar terren, siguruar mjete, financime, kerkojne edhe te ”drejten e qytetarise”, kur ne fakt ngelin te njejtet demone, pavaresisht nga nuancat apo “makiazhin” e perkoheshem, qe kerkojne te vendosin.
“Emirate islamike te Afganistanit” do te kthehen ne nje model shtypjeje, mohimi te drejtash me themelore, burim trafiqesh, droge, dhune e ekstremizmi.
Kohe me te veshtira do te vijne…. Sidoqofte shume gjera do te skjarohen duke analizuar shkaqet, burimet e rrenjet e asaj qe ndodhi.
Por dikush me permendi nje thenie: “Jo cdo e keqe vjen vetem per keq”!
Dhe mua ne vecanti me “ngacmoi” kjo ide, pikerisht per vendin tim.
Jam perpjekur te lexoj, te shkembej mendime me miq te huaj me aktivitet te rendesishem ne Afganistan dhe Irak, me kolege te politikes e gazetare me eksperience per ate Rajon, ne keto dite “zije” per te gjithe Boten Demokratike.
Ne shumicen e tyre dominon nje mendim i perbashket per nje nga shkaqet kryesore te katastrofes, te asaj qe ndodhi, qe ne te vertete me cfaq perpara realitetin shqiptar.
Me thone se aty ne keto vite, Perendimi, diplomatet e tij mbyllen syte, heshten, pranuan nje rregjim te deformuar per hir te nje stabiliteti virtual, qe perfundoi ashtu si perfundoi.
Per hir te kesaj u pranua e u mbeshtet nje Qeveri e korruptuar, e lidhur me krimin, trafiqet, drogen.
U tolerua nje rregjim i tille qe ndertonte “saraje te arta” ne ate vend ku mbizoteronte mizerja, droga, ku nuk kishte sistem social, qe pa dyshim keshtu do te shkeputej nga njerezit e ata nuk do te luftonin per ate, edhe perballe talebaneve te zinj. Edhe kjo eshte e vertete, ky fenomen ndodh me popujt e neperkembur, vecanerisht aty ku demokracia, vlerat e verteta nuk jane akoma rrenjosur ne ADN e tyre, sic eshte ai vend, por dhe Shqiperia me nje histori te rende qindra vjecare pushtimesh lindore e diktatura.
Prandaj aty ndodhi ajo qe ndodhi, disa hordhi kriminale e endacake, pa uniforma, me disa motocikleta te vjetra, e rrezuan ne pak dite ate ngrehine virtuale per turpin e Perendimit, qe mbylli syte, veshet e gojen per vite me radhe perpara nje realiteti ne degradim, duke u “groposur” tashti shume thelle edhe ato vlera e lirira, qe po lindnin.
Pikerisht kjo me duket si nje “deja vu” e Shqiperise me rregjimin e saj sot, Qeverisjen tone ketu, me rreshkitjen drejt autokracise, Lindjes, lidhjeve me krimin, drogen, kanabizimin e vendit, lavatricen e madhe te parave, thellimin galopant te varferise, pa punesise, degradimin sistemeve sociale, deformimet e thella te demokracise, qe pa dyshim mund te rrisin pesimizmin shkaterrues, nqs nuk eshte ne lartesine e duhur dinamizmi politik kundershtues.
Ne kete menyre e gjithe kjo tabllo permbyllet tek ne me braktisjen masive te vendit nga mungesa e shpreses, e vullnetit qytetar per tju kundervene te keqes e shpetuar kete vend.…pikerisht ashtu sic po ndodh.
Dhe ne ngjashmeri me ate histori afgane, brenda ketij realiteti shqiptar fatkeqesisht takon shpesh dhe nje Perendim, diplomate, qe jo rralle e pranojne si zgjidhje pragmatike “gjethen e fikut” te rregjimit, duke luajtur rolin e “strucit”, nuk shohin as kanabisin kur ai lulezon, nuk permendin as raportet zyrtare te agjensive te ndryshme etj, apo ndonjehere edhe me keq, gje qe pa asnje dyshim ka pasoja thellesisht negative per zhvillimet, ne nje nje ambient me mentalitet e nivel pjekurie demokratike, sic eshte Shqiperia.
Eshte pikerisht pra si me thone per aty ata miqte e mi, qe u ballafaquan aktivisht me ate eksperience negative ne Afganistan.
Prandaj shkrova qe ne krye: ndoshta kjo ndodhi e keqe per Boten, mund te sjelle disa sinjale ndryshimi per Shqiperine.
Por kjo kerkon se pari qe neve vete te dime te transmetojme qartesisht keto mesazhe tek njerrezit, qe te kuptohet se talebanet e cdo forme qofshin nuk jane larg dhe as iluzive, qofte dhe per ne, qe ringjallja tragjike e tyre te sherbeje si nje stimul zgjimi dhe per shqiptaret e pergjumur.
Por nga ana tjeter, bazuar nga cfare ndodhi aty larg, edhe partneret tane te pa zevendesueshem e me influence, diplomatet e tyre te nderuar ne vend, duhet te perpiqen ta perkthejne e shperndajne ne shqip ate mesazh te zi shkaqesh, qe vjen nga Kabuli, apo dhe qofte vetem ta implementojne ate a pjese te permbajtjes se tij, qe i pershtaten dhe Shqiperise.
Sepse ai mesazh ne nje pjese kryesore tregon se konformizmi perballe te keqes qeverisese per stabilitete virtuale, loja “ku ka mcefti”, mbyllja e syve a belbezimet diplomatike kur duhet bertitur, nuk sjellin asgje te mire, vecse perkeqesojne perspektivat ne menyre te tille, qe askush nuk mund te parashikoje shperthimet e pa kontrolluara, apo te nxitura nga forca te ndryshme dashakeqe.
Ndersa i transmetuar ne shqip apo me mire i aplikuar ne praktike edhe pa “konferenca shtypi”, ai do te mund te lexohet e kuptohet qarte nga shqiptaret, do t’i ndihmoje ata konkretisht per te dale nga apatia, per te marre pergjegjesite reale dhe per t’i kthyer ne motorra te ndryshimit jetik.
Se paku ne kete menyre ajo eksperience negative e larget afgane do te jete e vlefshme edhe per kete vend te vogel, por thellesisht pro perendimor.
Pikerisht kete desha te permend sot, duke pasur besim e shprese vetem te ardhmja jone historike ne BE, prane ShBA, tek rruga jone e integrimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu