Kriminologu, tashmë i njohur, Ervin Karamuço ka publikuar një fakt tronditës për publikun shqiptar. Sipas tij në vendin tonë ka hyrë ilegalisht një lloj droge e quajtur Kanabinoidi Sintetik JWH-18.

Sipas Z. Karamuço, ky është një sinjal alarmues, pasi mund të jetë një kërcënim për rininë shqiptare, të cilët bien pre lehtë e këtyre substancave.

Postimi i plotë:

Kanabinoidi Sintetik JWH-18, i quajtur ndryshe “Bonzai” preku dje për herë të parë tregun ilegal shqiptar. Ky është një alarm i madh, për shkak të incidencave të larta vdekjeprurëse që jep kjo drogë tek të rinjtë. Prindër Kujdes!!!