Ish deputeti i PD Tritan Shehu, ka shprehur qendrimin e tij per ate qe Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vucic, po bien ne dakordesi per nje “Shengen” ballkanik.

Sipas ish kryediplomatit shqiptar, ideja e Rames dhe presidentit serb, eshte e vjeter dhe mjaft e rrezikshme per shqiptaret dhe ne favor te Serbise. Skenari Rama-Vucic eshte antishqiptar dhe antieuropeist e ngjashme si skenari i hershem mes ish diktatorit Hoxha me ish kreun komunist te Jugosllavise se atehershme Josif Broz dhe per kete qellim, duhet medoemos te ndalet-ka paralajmeruar Shehu permes nje postimi ne FCB.

Statusi i plote i Tritan Shehut.  

“Shengeni Ballkanik” i Rama-Vucic, endra e “Jugosllavise se Re”, na largon nga Europa.
Rama- Vucic ne dakordesi per nje “Shengen” te Ballkanit ringjallin nje teori te vjeter e te rrezikeshme vecanerisht per shqiptaret, e perputheshme kjo me endrat e Serbise, e sponsorizuar nga politika skeptike europiane per Rajonin, nga forca te brendeshme jo europeiste, si dhe nga shtete lindore prezente ne kete hapesire, qe per interesat e tyre duan ta mbajne ate jashte BE.
Kjo deklarate aventureske e Rames vjen mbas goditjes qe i dha atij Bundestagu edhe per ceshtjen e kufijeve e kerkon te mashtroje shqiptaret se ky “Shengen” mund te zevendesoje per neve BE-ne, apo se integrimi do te jete kolektiv e jo sipas standarteve te cdo vendi.
E vetmja e ardhme per ne eshte te koncentrohemi secili e si Rajon ne perbushjen e standarteve europiane, te cilat ne procesin e integrimit do te na bashkojne me Europen, do te cvleresojne kufijte tane dhe do te na afrojne ngushtesisht me njeri tjetrin si pjese e BE e jo si e nje tjetre Jugosllavie.
Nqs Rama me Vucic, kerkon ta ktheje kete “inisiative” edhe ne nje hakmarje apo kercenim per Europen, ai vecse na kujton Don Kishotin duke i bere te gjithe te gajasen, por nderkaq po demton rende interesat tona me te medha kombetare.
Ky skenar Rama-Vucic, antishqiptar e anti europeist, si ai Enver-Tito dikur, duhet ndalur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu