Profesor Doktor i Shkencave Mjekesore Tritan Shehu, ka reaguar me nje postim ne fb per te gjithe ”papagajte” e vrerosur ne damllosjen e tyre intelektuale. Shehu me mjaft elekuence ka shprehur pak dite me pare mendimet e veta profesionale per gjithçka shqetesuese ne kete ”epoke koronavirusi”. Por jo, eshte nje kope papagajsh, qe tinzerisht, ligesisht dhe idiotesisht reagojne me zhargonin mendor te tipit ”kodra pas bregut”. Ata nuk duan te kuptojne, debatojne, por vetem te qellojne si ”pushka e Dules”, kot me kot.

Per me shume ndiqni te plote reagimin e Shehut:

Te dashur miq!
Nje komunikim ndaj nje grupi “papagaje”, te cilet nuk e meritojne tu drejtohem!
Qe mbreme konstatoj se nga disa deshtake, qe duan te behen protagoniste apo te bejne “kariere” mbi shpifje a amplifikim te tyre, ka filluar nje fushate e dirigjuar genjeshtrash e mashtrimesh ndaj meje.
Behet fjale per nje trasformim monstruoz per cfare une kam publikuar si homazh per 30 misionaret shqiptare, qe vullnetarisht kane shkuar ne Italine mike.
Cuditerisht e filloi kete spekullim Z.Perparim Kabo, por qe realisht shpejt e kuptoi cfare po bente, duke u terhequr e publikuar nje ndjese publike ndaj meje.
Sot ve re se kjo specie servilesh e genjeshtaresh vazhdon ta perdore ate per te cilen Perparimi me ka kerkuar disa here falje, duke e gjetur te publikuar edhe ne Agjensi Shteterore lajmesh, gje qe perben nje shkelje ligjore.
Per korrektesi po ju ve ne dispozicion publikimin tim te dates 28\03 ora 18,18 te cilin keta tellalle duan ta transfomojne katerciperisht, si dhe ndjesen e publikuar mbreme nga Z.Kabo.
Lexim e gjykim te mbare nga ju vete!Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu