Ish Minnistri i Shendetesise, Prof. Dr. Tritan Shehu, e cilëson qeverine te paaftë për të menaxhuar situatën e COVID në vend.

Në një shkrim ne fb, Shehu shprehet se qeveria ka arritur në ato konkluzione të nxjerra dhe të kërkuara më herë nga PD.

Ja shkrimi i plote i Shehut:

Covid: Kjo Qeveri e pa afte, “arrin” ne mendimin tone, por gjithemone duke “caluar” e me shume vonese, mbas humbjesh tragjike jetesh.

Sot Ministria e Shendetesise deklaron se po negocion per ardhjen e 500 mije doza Pfizer, mundesisht deri ne fund te vitit.
Ok, shume mire nje gje e tille, por shume vone ne kohe, shume pak ne sasi, mbas humbjeve te medha jetesh deri me sot dhe nje perkeqesimi qe pritet prej muajit tetor.

Per kujtese kemi qe nga pranvera e ketij viti qe kerkojme:

–Importimin ne Shqiperi te vetem vaksinave te efekeshme, te miratuara nga EMA, sic eshte dhe Pfizer.

Ndersa Qeveria vetem belbezoi dhe mbushi vendin me ato Kineze te pa certifikuara, gje qe ka krijuar nje situate kaotike e te rrezikeshme epidemiologjike.

–Kemi deklaruar se Shqiperia ka nevoje minimalisht per mbi 5,5 M doza vaksinash te certifikuara per te arritur imunizimin sigurues.

Fatkeqesisht Shqiperia sot eshte ne nivelet me te ulta ne bote per numrin e te vaksinuarve me reth 26% te popullesise, kur mezatarja boterore ka kaluar 35%, dhe me shumicen e te vaksinuarve tek ne me ato te pa efekshmet.

Kjo eshte gjendja e rende aktuale nga kjo Qeveri, qe as degjon, as shikon e as flet.

Dhe kur i vijne ndopak keto “shqisa” i vijne shume vone e vetem pjeserisht, gje qe vazhdon sepse:

–Ndersa kemi kerkuar rivaksinimin me vaksina te certifikuara te te gjithe atyre qe kane mare ato Kinezet apo te tjera te ngjashme, Qeveria vetem hesht.

–Ndersa kemi kerkuar uljen e moshes se vaksinimit ne 12 vjec, nga zyrat e Qeverise vjen vetem heshtje.

–Ndersa kemi kerkuar nje strategji te plote vaksinimi e perfshirjen aty edhe te dozes se trete….asgje nga Qeveria!

–Per te vazhduar keshtu me pregatitjen e sistemit paresor, spitalor edhe ne periferi, mbrojtjes se personelit shendetesor, liberalizimit te laboratoreve e testimeve etj.

Pra per gjithecka qe duhet bere me urgjence….perpara se te jete perseri teper vone dhe jo kur kjo Qeveri te filloje te “hape” veshet e gojen, si mbas gjumit letargjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu