Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që masat në fuqi të jenë të njëjta për dy javë.

Situata e qëndrueshme këtë javë, sipas drejtuesve të Komitetit ka ndikuar që masat të jenë të njëjta.

Bashkia e Gjirokastrës është e vetmja që ka pësuar rritje të numrit të personave të vaksinuar, Durrësi ka dalë nga zona e kuqe, ndërsa Delvina, Mirdita dhe Puka, Tropoja dhe Kukësi kanë shfaqur përmirësime.Femrat janë më të prekurat në vend nga Covid, 52% janë femra dhe 48% janë meshkuj.

Moshat e prekura 65-74 vjeç, të ndjekur nga 55-64. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 230 pacientë që vijnë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, por edhe nga rrethet. Përqindja e personave që kanë kryer të dy dozat e vaksinës ka shkuar në 15%.

Mosha e pacientëve të shtuar është nga 19-89 vjeç, por mbizotëron dhe ajo 65 vjeçare.

Mjeku Dhimitër Kraja zbuloi se të shtruar në spitale ka dhe gra shtatzëna me COVID, që kanë forma të rënda. Shqipëria nuk ka vaksina që të ketë skaduar dhe të mos jetë përdorur, u tha nga Silva Bino, duke shtuar se ka akoma nevojë për rritje të vaksinimit për të arritur në shifrat mbi 95% te të gjitha grupmoshat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu